A ka pasur ndonjëherë shtyp të pavarur e të lirë? Kur nisi kriza e medias, kur u shndërrua shtypi në veglën e pushtetit? MekuliPress ju sjellë fjalimin e botuesit dhe kryeredaktorit të “The New York Times”, John Swinton. Është viti 1880, Swinton ishte mysafir nderi në një ndenjë të shtruar për shtypin. Kur iu desh të ngrinte një dolli për këtë rast, Swinton mbajti një fjalim që i habiti të gjithë, shkruan MekuliPress.com

Fjalmin kritik të kryeredaktorit të “The New York Times”, e pavarura “MekuliPress” ua sjellë më poshtë:

“Nuk ka shtyp të lirë në Amerikë. Ju dhe unë e dimë këtë. Askush nga ju nuk guxon të shkruajë mendimet e tij të sinqerta edhe nëse do ta dijë paraprakisht se nuk do të shfaqen asnjëherë në shtyp. Unë paguhem 150 dollarë në javë që t’i mbaj mendimet e mia të sinqerta larg nga puna dhe artikujt që shkruaj. Të tjerë nga ju paguhen afërisht njësoj për të njëjtat gjëra dhe në qoftë se një nga ju do të ishte aq i naiv sa të shkruante mendimet e veta, do të dilte shumë shpejt në rrugë dhe do të kërkonte një punë tjetër. Në qoftë se do të lejoja që mendimet e mia të sinqerta të pasqyroheshin në punën time, për 24 orë do të mbetesha i papunë.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  𝐊𝐮𝐫 𝐠𝐚𝐳𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭 𝐤𝐚𝐟𝐬𝐡𝐨𝐣𝐧𝐞̈ '𝐦𝐨𝐥𝐥𝐞̈𝐧 𝐞 𝐤𝐞𝐪𝐞': 𝐒𝐢 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚𝐭 𝐩𝐨 𝐮𝐬𝐡𝐪𝐞𝐣𝐧𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐩𝐚𝐠𝐚𝐧𝐝𝐞̈𝐧 𝐤𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐫 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈𝐬

Biznesi i gazetarit të Nju Jorkut është të shkatërrojë të vërtetën, të gënjejë hapur, të shtrembërojë, të fyejë, të shesë racën dhe vendin e tij për bukën e përditshme.

Ju e dini këtë dhe unë e di gjithashtu. Çfarë budallallëku është të ngresh dolli për një shtyp të pavarur. Ne jemi mjetet dhe vasalët e të pasurve që qëndrojnë pas perdes. Talentet tona, mundësitë tona dhe jetët tona janë të gjitha pronë e njerëzve të tjerë. Ne jemi prostituta intelektuale”.

Ky fjalim kritik mbetet dëshmi e fortë e kohës se edhe tani media është e stërkapur nga pushtetet, krimi i organizuar ekonomik e politik. Këtë dukuri MekuliPress ka dekada që e ka kritikuar, por si gjithnjë, ka qenë e sulmuar nga eleanca Pushtetet – Media. Pak shumë pak intelektual i janë bashkuar kritikës sonë largëpamëse ndaj coroditjes së medias shqipe. E sot media shqipe, e lidhur fort me politikën-ekonominë e kriminalizuar si dhe me grupet e ndryshme të interesit, është shndërruar në një cunami shkatërrues e kërcënues, jo vetëm ndaj vlerave demokratike e kombëtare por edhe kërcënuese aktive e vlerave njerëzore.Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Kur rrjetet sociale bëhen burg: Çlirimi nga rrjetet sociale që vjen nga Australia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *