Gjarpërinjtë me zile janë helmues dhe prejardhjen e kanë nga familja Crotalus dhe Sistrurus

Ekzistojnë 36 lloje të njohura, ndërkaq të gjitha kanë prejardhjen nga Amerika.

Gjarpërinjtë me zile mesatarisht nuk janë më të gjatë se një metër, jetojnë në habitate të ndryshme dhe gjuajnë zogj dhe brejtës, ndërkaq ata janë gjah për bufa, bukla dhe gjarpërinj mbretër.

Janë specifikë për bishtin e tyre i cili bën sikur zile (nga i cili edhe e kanë marrë emrin). Bishti është i “përbërë” nga forma e ngjashme me unazat.

Ekzistojnë lloje gjarpërinjsh me zile të cilat nuk kanë bisht të këtillë, ndërkaq ata janë gjarpri katalonas me zile dhe individë të rinj të disa llojeve, transmeton Telegrafi.

Duke studiuar këta zvarranikë, shkencëtarët kanë zbuluar që tingulli fillon të prodhohet kur bishti rritet deri te unaza e dytë, por që edhe madhësia e “ziles” nuk është e lidhur me moshën e gjarprit.

Kjo pjesë e bishtit përtëritet çdo herë kur gjarpri zhvesh lëkurën, përkatësisht kur ndërron lëkurën, gjë që mund të ndodhë një herë në vit, por edhe disa herë në vit, varësisht nga ushqimi dhe kushtet në të cilat jeton.

Lexo po ashtu:  Viti shkollor shqiptar, më i shkurtri në Europë

Me çdo zhveshje, numri i unazave mund të rritet. Megjithatë, gjarpërinjtë me zile pickojnë shumë rrallë, madje vetëm kur provokohen apo rrezikohen; nëse menjëherë shëroheni, pickimi rrallëherë është fatal.

Si “punon” bishti?

Zilja e gjarprit nga brenda është e zbrazët, ndërkaq tingulli krijohet me fërkimin e këtyre unazave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *