Kryeministri shqiptar Edi Rama krijoi jo pak habi me vizitën e papritur të enjten në Turqi, ku u takua me presidentin Rexhep Tajip Erdogan. Agjencia Anadolu thotë se në takim ishte i pranishëm edhe dhëndri i Erdogan, Berat Albajrak, njëherësh edhe ministër i Ekonomisë dhe Financave.

Sipas njoftimit të lëshuar nga zyra e shtypit e presidentit turk, të dy krerët diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, duke e cilësuar takimin si mjaft “privat”. Prania e ministrit turk të financave është komentuar si kërkim ndihmash financiare nga Shqipëria.

Mikpritjen e Presidentit Erdogan në rezidencën e tij verore në Marmaris e vuri në dukje edhe kryeministri shqiptar në rrjetet sociale, duke iu referuar takimit me presidentin turk. Kjo vizitë u kritikua nga analisti i mirënjohur amerikan Alon Ben Meir, i cili vuri në dukje se Edi Rama është i vetmi politikan evropian që “ulet në prehrin e liderit turk”. Rama nuk përjashtohet që të bëjë lojën e tij të vogël në këtë histori, duke rritur presionin ndaj Brukselit në prag të vendimit për çeljen e negociatave.

Lexo po ashtu:  Komuniteti shqiptar në Austri nderon viktimat e sulmit terrorist të 2 nëntorit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *