A luajmë pak histori? – Veç mundësisht me përgjigje reale!

Hazir Gashi

Pyetje nr.1. Cili politikan Kosovar ishte prezent në ndarjen e Mitrovicës të ndihmuar nga ushtria francese më 1999?

Pyetje nr.2 Kush lejoi tash e 20 vjet ndarjen faktike të veriut të Kosovës duke mos reaguar kurrë në veri përkundër organizimit të jetës dhe institucioneve publike nga Republika Sertbe? P

yetje nr.3 Kush lejoi tash e 20 vjet, fushatat politike propagandistike dhe zgjedhjet e lira të organizuara nga Republika serbe në veriun e Kosovës?

Pyetje nr.4 Kush e lejoi futjen e pjestarëve militant të rojeve të urës në mesin e trupave policore të Kosovës dhe minimin e punës së saj nga brenda?

Pyetje nr.5 Kush e lejoi përdorimin e flamujve dhe simboleve shoviniste serbe në veri të Kosovës tash e 20 vjet?

Pyetje nr.6 Kush e lejoi zhvillimin e institucioneve paralele serbe në veri të Kosovës tash e 20 vjet?

Pyetje nr.7 Kush e lejoi zhvillimin dhe ekzistimin e rrjeteve mafioze kriminale në veriun e Kosovës tash e 20 vjet?

Lexo po ashtu:  Në Këshillin e Sigurimi të OKB-së ambasadori shqiptar dhe ai rus përplasen për çështjen e Kosovës

Pyetje nr.8 Kush ndihmoi nga politikanët Kosovar në krijimin e Listës Srbska e cila i subordinohet në të gjitha pikat dhe rrethanat qeverisë serbe?

Pyetje nr.9 Kush bëti koalicion me Listën srbska në Kosovë, përkundërt faktit se dihet publikisht që ajo i subordinohet qeverisë serbe dhe ditën e inagurimit të qeverisë kosovare e pritën me orë të tëra që të vijë nga Beogradi ku kishin marrë aminin nga Presidenti i Serbisë Vuçiq?

Pyetje nr.10 Kush nënshkroi marrëveshjen me KFOr me të cilën Kosova obligohej që mos të dërgoj kurrë trupat e FSK-së në evri të Kosovës?

Pyetje nr.11 Kush duhet të shkoj tash të luftoj për kthimin e integritetit teritorial e institucional të veriut të Kosovës nën Qeverinë dhe shtetin e kOsovës?

Ata që e shitën veriun e Kosovës apo ata që u zgjodhën nga populli i Kosovës në zgjedhjet e fundit të cilët i rrëzuat nga qeveria në bashkpunim të të gjitha partive të pista e fëlliqta që kan udhëheqë në Kosovë tash e 20 vjet – bashk me listën srbska?

Lexo po ashtu:  Ukraina thotë se janë vrarë 21.900 trupa ruse

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *