Fillimisht është mirë të identifikohen dy gjëra kryesore që mund të ndikojnë në vendimin e dikujt nëse është mirë të hahet çokollata me afat të kaluar. Sigurisht, është e nevojshme të kontrolloni nëse akoma konsiderohet e sigurt për të ngrënë çokollatë të skaduar. Gjëja tjetër që duhet marrë në konsideratë është shija e saj.

Bryn Kirk, lektor kursi në Universitetin e Çokollatave Online, shprehu se këta dy faktorë, siguria dhe shija, duhet të jenë nga të parat që duhet të merrni parasysh nëse jeni në dilemën e konsumit të një çokollate të skaduar.

Siguria

Nëse çokollata ka kaluar nëpër ndryshime të shpeshta të temperaturës, ekziston një shans i lartë që mund të mos jetë më e sigurt për t’u ngrënë. Mbani mend se ndryshimi i temperaturës lejon rritjen e baktereve. Nëse një tabletë çokollate shkrihet dhe ftohet menjëherë, atëherë si pasojë formohet kondensimi. Kjo lehtëson më pas krijimin e baktereve si dhe formimin e mykut. Edhe nëse nuk mund ta shihni, është atje. Tani, nëse jeni të sigurt se çokollata nuk ka kaluar ndryshime të temperaturës për një vit apo më shumë, atëherë ndjehuni të lirë të kënaqeni me konsumimin e saja pa frikë.

Lexo po ashtu:  Ushqimet që shkaktojnë akne në moshë madhore

Shija

Gjëja tjetër që duhet të merrni parasysh është shija. Kjo shpesh varet nga lloji i çokollatës që keni. Nëse është çokollatë me qumësht, ekziston një shans i lartë që tashmë është shumë vonë për ta konsumuar pasi do të ketë shije të keqe. Edhe nëse po planifikoni ta shkrini atë dhe ta përdorni si krem për tortat tuaja, qumështi do t’i japë një aromë të keqe. Është e sigurt për tu ngrënë, por rezultati nuk do të ketë shije të mirë.

Nga ana tjetër, çokollata e errët mund të jetë akoma e mirë për tu ngrënë por intensiteti i shijes së çokollatës nuk do të jetë më aq i lartë sa më parë. Sidoqoftë, do të ishte në rregull të konsumohej ende. Kirk sugjeroi që do të ishte më mirë të përdorni çokollatën e zezë të skaduar të grirë mbi akullore ose ëmbëlsira të tjera ose edhe të shkrirë në formë kremi për torta të ndryshme.

Edel Strazimiri

Lexo po ashtu:  - Ja se çfarë të studiosh nëse dëshiron një punë me pagë të lartë në të ardhmen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *