Nga Franko Berrino

Por a është kafeja e keqe për zemrën? Gjykuar nga takikardia që përjetojmë kur pimë shumë kafe, dikush do të thoshte po. Por në realitet jo. Takikardia e nxitur nga kafeja, ndodh sepse kafeina e rrit prodhimin e hormoneve mbi–veshkore, ato të stresit.

Stresi shërben për të mbrojtur njeriun nga rreziqet e botës së jashtme:kur ka rrezik, zemra rreh më shpejt për të marrë ushqimin që i nevojitet muskujve, në rast se ka nevojë për të “ikur ose luftuar”, në një kohë që truri stimulohet të jetë vigjilent dhe i vëmendshëm. Me konsumin e kafesë këto efekte ndodhin, edhe pse nuk ka ndonjë rrezik të madh.

Megjithatë, një studim i madh i sapo–botuar, siguron që pirja e kafesë nuk shkakton aritmi të rrezikshme kardiake, për të cilën deri më sot dyshohej shumë. Sidomos dyshohej se ajo rristerrezikun e fibrilacionit atrial. Nga ana tjetër, çdo filxhan kafe shtesë në ditë duket se zvogëlon me 3 për qind rrezikun e aritmive, përfshirë fibrilacionin atrial.

Lexo po ashtu:  A janë të mbrojtur fëmijët nga televizioni? Çdo prind duhet ta lexojë këtë material

Për më tepër, një meta-analizë e kohëve të fundit tregon se ata që pinë kafe vuajnë më pak nga goditja cerebrale, veçanërisht nga goditja trombotike, një ndërlikim i shpeshtë i fibrilacionit atrial. Edhe një meta-analizë e dhjetë studimeve prospektive ka zbuluar gjithashtu një reduktim të rrezikut të hipertensionit, një shkak tjetër i rëndësishëm i goditjes në tru:2 për qind më pak rrezik për çdo filxhan shtesë.

Projekti EPIC, që ndjek shëndetin e 500.000 njerëzve në 10 vende evropiane, kishte treguar tashmë shumë qartë se ata që pinë kafe jetojnë më gjatë, mbi të gjitha janë imunë nga vdekjet parakohshme nga sëmundjet e sistemit tretës, ndërsa reduktohen edhe sëmundjet kardiovaskulare (3 për qind më pak për çdo filxhan kafe shtesë, por konsumimi i më shumë se 3 filxhanëve nuk duket se mbron më tej).

Një meta-analizë e 40 studimeve me më shumë se 400.000 vdekje në përgjithësi, sugjeron se sasia ideale është 3 filxhanë një ditë, dhe e redukton në total me 15 për qind vdekshmërinëe hershme. Megjithëse kafeja e rrit ndjeshëm sheqerin në gjak, ajo me sa duket nuk i dëmton diabetikët.

Lexo po ashtu:  Shtatë fjalët “magjike”, për të qenë të lumtur gjithmonë

Kështu, një tjetër meta-analizë e 10 studimeve të ardhshme, me një total prej më shumë se 80.000 diabetikësh, tregoi se ata që pinë më shumë kafe, rreth 4 filxhanë në ditë, sesa ata që nuk e pinë fare kafenë, e ul me 21 për qind vdekshmërinë, dhe specifikisht vdekshmërinë kardiovaskulare me 40 për qind.

Kafe mund të pinë edhe ata që kanë pasur një atak në zemër. Në përgjithësi, studimet sugjerojnë se ajo e përmirëson prognozën. Por në Itali, gjërat shkojnë ndryshe. Dega italianee projektit EPIC tregon se me rritjen e konsumit të kafesë, rritet rreziku i sulmit në zemër apo në çdo rast i dëmtimit të arterieve koronare që kërkojnë ndërhyrje të rivaskularizimit (unaza, bypass).

Rreziku rritet me 18 për qind për 1 ose 2 filxhanë në ditë, 37 për qind për 2-4 filxhanë, 52 për qind për pesë filxhanë ose më shumë. Po pse këto dallime? Supozohet se kjo ndodh për shkak të mënyrës së ndryshme të përgatitjes së kafesë:e filtruar në Evropën Veriore, ekspres ose moka në Itali.

Lexo po ashtu:  Si të eleminoni variçet me hudhra dhe vaj ulliri, receta çudibërëse që do të ndryshojë këmbët tuaja brenda 1 muaji

Në përgjithësi, kafeja rrit kolesterolin dhe trigliceridet. Por ata që pinë kafe të filtruar kanë nivele më të ulëta të kolesterolit LDL në gjak sesa konsumuesit e kafesë ekspres, megjithëse jo të gjitha studimet janë të qëndrueshme. Kafeja e filtruarn ruan një substancë – cafestol – e cila ka efekte toksike, duke ndryshuar nivelin e yndyrnave në gjak. / “Corriere della Sera” – Bota.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *