Një drejtues i Facebook ka mohuar se rrjeti social përdor mikrofonin e një pajisjeje për të dëgjuar atë që përdoruesit po thonë, dhe pastaj t’u dërgojë atyre reklama që kanë lidhje me ta.

Rob Goldman, zëvendëspresidenti i reklamave të gjigantit teknologjik, po i përgjigjej një postimi në Tuiter nga PJ Vogt, prezantuesi i një podcast të teknologjisë që quhet Përgjigju të Gjithëve.

Anekdotikisht, shumë njerëz raportojnë se shohin reklama që duket të jenë të lidhura me bisedat e fundit që kanë bërë.

Z. Vogt kishte kërkuar detaje për këto raste specifike.

“Unë merrem me reklamat në Facebook, nuk e përdorim mikrofonin tuaj për reklama, nuk është e vërtetë,” shkroi z. Goldman.

Kur një tjetër përdorues i Tuiter e pyeti nëse përfshihej Instagrami, i cili gjithashtu është në pronësi të Facebook, ai u përgjigj: “Po”.

PJ Vogt mori qindra përgjigje në postimin e tij origjinal.

“Një bashkëpunëtor mori një reklamë ku thuhej: “Pra, e bëtë pyetjen e madhe!”, disa minuta pasi ai kishte propozuar, ndërkohë që nuk i kish treguar askujt”, shkroi Tori Hoover.

Lexo po ashtu:  Kush është Alex Soros, 37-vjeçari që ka marrë në dorë perandorinë financiare të babait

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *