Në një analizë të Institutit Ndërkombëtar për Studimet e Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES), me seli në Lubjanë, Slloveni, të publikuar më 24 janar 2025, thuhet se parti të caktuara opozitare të Kosovës, në bashkëpunim me segmente të aktorëve të huaj dhe me një fraksion brenda aparatit gjyqësor dhe prokurorial, po përpiqen të rrëzojnë kryeministrin Kurti duke shpikur skandale të paqena.

Sipas analizës, përgatitjet për këtë “skandal” janë përfunduar dhe po koordinohen me përpikëri me disa aktorë të huaj. Skandali pritet të shpërthejë në kulmin e fushatës zgjedhore.

Kujtojmë se në muajin dhjetor, në prag të hapjes së fushatës zgjedhore, prokuroria e Kosovës ftoi kryeministrin Kurti në prokurori si dëshmitar. Kjo thirrje u kontestua nga publiku i gjerë si një përpjekje për ndërhyrje në fushatën zgjedhore, me synim portretizimin e kryeministrit Kurti si të përfshirë në skandale.

Më poshtë gjeni pjesën e analizës së IFIMES rreth fabrikimit të skandaleve:

“Vitet e fundit, Kosova është shndërruar në një platformë për fabrikimin e skandaleve të ndryshme politike, të ndërtuara për të krijuar jostabilitet të brendshëm. Ky trend është intensifikuar sidomos pas ardhjes së Albin Kurtit në krye të qeverisë së Kosovës.

Lexo po ashtu:  𝐀𝐧𝐚𝐥𝐢𝐳𝐞̈ 𝐫𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐤𝐞 𝐞 𝐬𝐥𝐨𝐠𝐚𝐧e𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐭𝐢𝐯𝐞 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞𝐬𝐚𝐳𝐡𝐞𝐭 𝐪𝐞̈ 𝐟𝐬𝐡𝐢𝐡𝐞𝐧 𝐩𝐚𝐬 𝐭𝐲𝐫𝐞 – 𝐬𝐢 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐝𝐢𝐤𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐮𝐬𝐡𝐚𝐭𝐚𝐭 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐨𝐫𝐞?

Parti të caktuara opozitare të Kosovës, në bashkëpunim me segmente të aktorëve të huaj dhe një fraksion të paskrupullt brenda aparatit gjyqësor dhe prokurorial, po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të rrëzuar kryeministrin Kurti.

Analistët vlerësojnë se Albin Kurti ka arritur të shpërbëjë një pjesë të konsiderueshme të strukturave politiko-kriminale në Kosovë. Forca e këtyre strukturave reflektohet në përpjekjet e tyre të pandërprera për të larguar nga detyra kryeministrin aktual Kurti.

Nuk është sekret që disa parti opozitare në Kosovë kanë krijuar lidhje me Beogradin. Pranohet gjerësisht se ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, lideri i Partisë Demokratike, kultivoi marrëdhënie të ngushta me kryeministrin e Kosovës dhe më vonë presidentin, Hashim Thaçi (PDK). Tadiq deklaroi se, me mbështetjen e tij, Partia Demokratike e Kosovës do të siguronte anëtarësimin e plotë në Internacionalen Socialiste.

Sipas analizës, një fraksion i paskrupullt brenda gjyqësorit, veçanërisht brenda sistemit prokurorial, po përgatitet të orkestrojë një skandal të sajuar që synon kryeministrin Kurti dhe disa nga aleatët e tij më të afërt gjatë fazës përfundimtare të fushatës zgjedhore. Përgatitjet janë përfunduar dhe po koordinohen me përpikëri me disa aktorë të huaj, ndërsa skandali pritet të shpërthejë në kulmin e fushatës.”/ Rruga Press

Lexo po ashtu:  Kryeministri flet për kërkesën e vendeve të QUINT-it për zbatim të vendimit të kushtetueses për Manastirin e Deçanit