Ne e quajmë psikoza e pushtetit, sepse në fakt ajo sjell humbjen e kontaktit me realitetin. Shumë prej despotëve të botës sonë, që janë në krye të shteteve të ligj, bizneseve, kulteve, sekteve fetarë, celulave terroriste dhe organizatave kriminale, ndajnë këtë lloj vetëmashtrimi tipik.

Në fakt, dekada të tëra studimesh kanë treguar se shumë prej nesh me pushtet – të pasurit, të famshmit, të fuqishmit, të avantazhuarit politikisht, dhe ata në pozicione me autoritet të lartë – kanë prirjen të bëhen gjithnjë e më të prekshëm, nga forma të ndryshme të psikozës së pushtetit.


Ja se si funksionon: Sa më gjatë që njerëzit qëndrojnë në pushtet, aq më shumë ata e përpunojnë informacionin në mënyrë abstrakte, i perceptojnë njerëzit e tjerë në terma instrumentalë dhe stereotipë, fitojnë gjithnjë e më shumë vetëbesim dhe vetëfrenohen gjithmonë e më pak, bëjnë zgjedhje me më shumë risk, dhe kapaciteti i tyre për arsyetimin kompleks social dhe gjykimin moral reduktohet gjithnjë e më shumë. Ata bëhen gjithashtu më pak të prirur që të adoptojnë këndvështrimin e dikujt tjetër, janë gjykatës më pak të saktë të emocioneve të të tjerëve, dhe informacioni që kanë për vartësit është gjithnjë e më i pasaktë.

Lexo po ashtu:  Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane: Mbështesim qëndrimin e kryeministrit Kurti se Serbia duhet të njohë “kushtetutshmërinë e Kosovës”, përpara se Serbia dhe Kosova të ulen në tryezën e bisedimeve

Madje ata fillojnë t’i shohin të tjerët si më të vegjël, edhe fizikisht.
Me kalimin e kohës, të pushtetshmit zhvillojnë një ndjesi superoptimizmi, një formë krenarie vetiake ku ndihen se mund të bëjnë apo thonë çfarëdo që ata duan, shpesh herë bëjnë shkelje skandaloze, pasi besojnë se nuk mund të kapen apo ndëshkohen. Sigurisht, kjo ndodh brenda kulturave, institucioneve dhe normave që i lejojnë të bëjnë të gjitha këto, të pakontrolluar. Kur të pushtetshmit e gjejnë veten në mosmarrëveshje me të tjerët

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *