Zv.kryeministri në largim, Haki Abazi, përmes një postimi në facebok ka reaguar në lidhje me një deklaratë të cilen e ka lëshuar kryeministri në ardhje Avdullah Hoti.

Postimi i Hotit

“Qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog. Vetëm përmes këtij koordinimi ne e avancojmë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ia heqim Serbisë alibinë për ta zvarritur marrëveshjen për njohjen reciproke”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.

Ndërsa, Abazi shkroi duke kundërshtuar këtë deklaratë dhe e quajtur të pakuptimit pasi vet fjala “alibi”, nuk e ka kuptimin e asaj se çfarë ka shprehur Hoti duke shtuar më tej që këta njerëz të tillë kan nënshkruar edhe Gjykatën Speciale e asociacionin nga mungesa e guximit dhe paditurisë së thellë.

Postimi i plotë i Abazit

Fjala “alibi” në gjuhën angleze nuk e ka kuptimin e justifikimit dhe si e tillë nuk duhet përdorur panvend nga ata që nuk e dinë % as edhe në fushatë elektorale. Njerëzit e tillë jo që kanë nënshkruar gjykatën speciale e asociacionin, këta e nënshkruajnë gjysmën e Kosovës nga mungesa e guximit dhe padituria e thellë.

Lexo po ashtu:  Gjermania merr presidencën e radhës të BE-së

https://www.facebook.com/haki.abazi/posts/10157137613010718

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *