Politikanët regjional përherë kanë qenë të interesuar për atë që ndodhë n[ regjion, shembull është Bosnja, por shpesh e shihni se luajnë ping-pong përmes shpikjeve të ndryshme për të krijuar vetës hapësirë ka thënë Dritan Abazoviq lider i URA për FACE TV , shkruan “Pravda”.

“Të tërheq paralel: Vuçiq ndoshta faktikisht nuk deshi të uroj apo diçka ashtu, ndërsa Bakir Izetbegoviq në vitin 2016 me aeroplan qeveritar erdhi për të bindur partinë boshnjake që të shkojë me Gjukanoviqin dhe nuk kam dëgjuar se ‘dikush të ketë thënë se nuk është mirë të ndikohet, leni njerëzit të vendosin kur kanë ofertën’”, tha Abazoviq dhe shtoi se “Nuk i pëlqen kur njerëzit nuk kanë parime të njëjta, kjo më nervozon politikisht”.

“Mendoj se në të gjitha situata që ndodhemi duhet të sillemi njësoi” tha ai.

“Pra, nëse është OK që Izetbegoviq ka lidhje me partinë boshnjake për mua është korrekt që edhe tjerët të kenë lidhje me partitë tjera. Apo të ekmi edhe më mirë gjendjen që askush mos të përzihet, kemi rastin e kryeministrit të Shqipërisë që mbështeti hapur Gjukanoviqin para zgjedhjeve. Nuk iu dha partive shqiptare mbështetje po Gjukanoviqit e tash tenton te kontaktoj me mua, më kanë thirr 50 politikan nga Shqipëria…po ku ishit ndoshta të thoni mbështeteni atë? …tha Abazoviq.

Lexo po ashtu:  Mbroni Gjuhën Shqipe! Studiuesit: Të jetë lëndë dhe në gjimnaz

Në pyetjen pse Rama mbështeti Gjukanoviqin, Abazoviq tha nuk e di..

“Unë personalisht mendoj, por nuk kam fakte, unë mendoj se ata të gjithë janë në biznesin e njëjtë. Nuk mund ta vërtetoj këtë, mundem në nivele më të ulëta, që ka njerëz me kapital të njëjtë disa deputet nga Shqipëria dhe disa të ngjashëm nga Mali i Zi që kanë disa hotele…kjo është çështje tjetër. Mendoj se për këtë shkak ndodhi mbështetja, por populi mendon se ai është i shqetësuar për shqiptarët, ky për boshnjakët, ai për serbët e ky për Malin e Zi” tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *