Gjykata e Apelit e ka ndryshuar pjesërisht aktgjykimin e shkallës së parë për rastin “Pronto” dhe i ka shpallur fajtor Adem Grabovcin, Ilhami Gashin dhe Sedat Gashin, për veprën penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës.

“Me aprovimin e pjesshëm të ankesës së Prokurorisë Speciale, por edhe sipas detyrës zyrtare, aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 02.03.2020, është ndryshuar vetëm për pikën II dhe III të dispozitivit. Të akuzuarit Adem Grabovci dhe Ilahmi Gashi janë gjetur fajtor për dy vepra penale të Shkeljes së statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës nga neni 193 paragrafi 4 i lidhur me par.1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa i akuzuari Sedat Gashi për një vepër të tillë penale.
Konform dispozitave ligjore në fuqi, Gjykata e Apelit, të akuzuarit i ka gjykuar me dënim me kusht dhe dënime plotësuese si në vijim.
Adem Grabovcit i është shqiptuar dënim unik prej 1 vjet e 2 muaj burgim, dënim i cili nuk do të ekzekutohet në rast se ai nuk kryen vepër tjetër penale, në kohëzgjatje pre 2 viteve. Atij i është hequr e drejta për t’u zgjedhur dhe i është ndaluar ushtrimi i funksioneve ne administratën publike apo shërbimin publik, në kohëzgjatje në kohëzgjatje prej 2 viteve, pas kalimit te periudhës se verifikimit te dënimit me kusht”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Ilhami Gashit i është shqiptuar dënim unik prej 1 viti e 4 muaj burgim, i cili dënim nuk do te ekzekutohet ne raste se i akuzuari nuk kryen vepër tjetër penale ne kohëzgjatje prej 2 viteve. Atij gjithashtu është hequr e drejta për t’u zgjedhur dhe i është ndaluar ushtrimi i funksioneve ne administratën publike apo shërbimin publik, në kohëzgjatje në kohëzgjatje prej 2 viteve, pas kalimit te periudhës se verifikimit të dënimit me kusht.

Lexo po ashtu:  Shqiptari nga Kosova, Adem Demiri, polici hero që arrestoj mbrëmë terroristët në Vjenë

Ndërsa Sedat Gashi është dënuar, me dënim me burgim ne kohëzgjatje prej 8 muaj, i cili dënim nuk do te ekzekutohet ne raste se i akuzuari nuk kryen vepër penale ne kohëzgjatje prej 1 viti. Atij i është hequr e drejta për t’u zgjedhur dhe i është ndaluar ushtrimi i funksioneve ne administratën publike apo shërbimin publik, në kohëzgjatje në kohëzgjatje prej 2 vjetëve, pas kalimit te periudhës se verifikimit të dënimit me kusht.

Në çështje tjera( pika I, IV, V, VI, VII, VIII, IX e dispozitivit) ankesa e prokurorisë është refuzuar si e pa bazuar, ndërsa aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë është vërtetuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *