Departamenti i Thesarit i kërkoi të martën Kongresit 250 miliardë dollarë në fonde shtesë për kredi të biznesit të vogël, një pjesë kryesore e paketës stimuluese të kaluar muajin e kaluar që synon mbajtjen e ekonomisë në jetë gjatë krizës së Koronavirusit.

Presidenti Donald Trump tha se zyrtarët e administratës ishin “në bisedime” me drejtuesit e Kongresit për të siguruar më shumë fonde për programin 350 miliardë dollarë, i cili tashmë po harxhohet me shpejtësi, pavarësisht se ka filluar vetëm të Premten. Kreditë janë krijuar për tu falur shpejt nëse pronarët i përdorin paratë për t’i mbajtur punëtorët në listën e pagave në vend që t’i largojnë.

“Ne thjesht kërkuam nga Kongresi të miratojë legjislacionin për të financuar një shtesë prej 250 miliardë dollarësh për Programin e Mbrojtjes së Pagave,” tha Trump në Shtëpinë e Bardhë, ku ai ishte duke realizuar një telekonferencë me drejtorët kryesorë të vendit dhe anëtarët e administratës së tij, përfshirë Sekretarin e Thesarit Steven Mnuchin.

250 miliardë dollarët shtesë të programit do të ishin më shumë se 70% e investimit fillestar prej 350 miliardë dollarë, një pjesë e madhe e 2 trilion dollarëve që qeveria vendosi në përpjekjet e fundit të stimulimit. Mnuchin njoftoi se ai do të fliste me presidentin dhe krerët e të dy palëve për të siguruar konfirmimin e kërkesës të Martën, vetëm katër ditë pasi filloi programi me probleme të shumta.

Lexo po ashtu:  Me heq reciprocitetin është me heq dorë prej sovranitetit

Në eventin në Shtëpinë e Bardhë të martën pasdite, Mnuchin tha se do t’i nxiste ata të gjithë të aprovonin 250 miliardë dollarët në Senat deri të enjten dhe në Dhomë të Premten.(NBC)

E . S 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *