Ndërsa Hitleri ishte i njohur përgjithësisht si një kafshë-dashës, ai kishte një antipati të çuditshme për kuajt, ndjesi që ai vetë e lidhte me arrogancën e oficerëve kalorës të aristokracisë. Në librinn e tij polemizues Mein Kampf  (Lufta Ime), ai i krahason kuaj me Hebrenjtë, duke thënë për këta të fundit se  “vullneti  i tyre për t’u vetëflijuar, nuk shkon përtej interesit të qartë të individit për t’u vetë-ruajtur [. . . ] E njëjta gjë është e vërtetë edhe për kuajt, që përpiqen të mbrojnë trup më trup veten kundër një sulmuesi, por shpërndahen sërish sapo rreziku ka kaluar”.

Sipas Gustav Adolf von Halem, “Hitleri nuk i pëlqente kuajt, për shkak se ata nuk ishin mjaftueshmërisht të disiplinuar për të. Ata gjithmonë prishnin paradat më të mira ushtarake, sidomos kur ka patur muzikë. Me aq sa unë di, Fyhreri nuk ngau kurrë një kalë në jetën e vet. Ai i urrente ata“.

Thuhet se në një moment ai u tërbua shumë, për shkak se turmat në Berlin që po shihnin paradën ushtarake të nazistëve, ishin më pak entuziaste për tanket dhe pjesët e motorizuara të artilerisë, sesa nga një repart i regjimentit të dikurshëm të kalorësisë, që nga koha e mbretit prusian Frederiku II.

Lexo po ashtu:  Sot bëhen 78 vite nga masakra më e madhe e kryer ndaj shqiptarëve në Tivar

Ai do të përpiqet të shpërbëjë kalorësinë, veprim që në fakt dukej se kishet kuptim, përveç faktit se Vehrmahti i cilësonte kuajt të paçmuar, kur bëhej fjalë për të përparuar në moçalishtet e pafundme të frontit lindor gjatë Luftës së Dytë Botërore. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *