LSHD shpall kandidatin per kryetar bashkie te Tetoves

Koalicion parazgjedhor për zgjedhjet lokale 2021, i BDI me LSDM-në nga njëra anë, dhe e vetëquajturës “opozitë” ASH-AAA me VMRO-në nga ana tjetër, janë dëshmi e qartë e synimit për keqpërdorim me pushtetin lokal, në funksion të akomodimit në pushtet të individëve dhe klaneve brenda këtyre partive.

Me koalicionimin me VMRO, koalicioni i vetëquajtur opozitar AAA-ASH vërtetoi para opinionit publik, atë që shqiptarët e kishin të qartë prej kohësh – ky koalicion nuk ofron asgjë të re shqiptarëve dhe nuk dallon në asgjë për nga qëndrimet dhe veprimet politike, nga BDI në pushtet.

LSHD, me këtë deklaratë dëshiron të sigurojë anëtarët, simpatizantët, dhe te gjithë qytearët shqiptar që presin një qeverisje më të mirë, se nuk do të bëjë kurrë koalicione për pjesëmarrje ne qeverisje me LSDM, VMRO, apo cilëndo parti tjetër në pushtet apo opozitë, pa një marrëveshje paraprake, për të sanksionuar qartë në kushetutën e vendit, pjesën e shtetit dhe pushtetit që u takon shqiptarëve.

Lexo po ashtu:  Edhe pse i kanë tepruar vaksina, Izraeli gati porosinë për 36 milionë doza të tjera

Me kete deklaratë për shtyp, LSHD bën publike kandidaturën e LSHD për kryetar të komunës së Tetovës, tani më të konfirmuar edhe nga Komisioni Zgjedhor Komunal, të zotit Afrim Ibrahimi – Fanda.

Zoti Afrim Ibrahimi – Fanda, ështe një figurë e pastër politike, me qëndrime korrekte politike tanimë të njohura për gjithë opinionin publik, i cili bashkë me LSHD, në këto zgjedhje lokale do t’i i sjelli qytetit një ofertë të re politike, me synimin për të kthyer bashkinë e Tetovës në shërbim të qytetarëve të Tetovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *