Agjensitë thonë se paneli do të jetë një mjet i fuqishëm për të ekzaminuar sesi ka ndryshuar pandemia botën, informacion i rëndësishëm për të pasur ndërsa punohet drejt mëkëmbjes.

Agjensia amerikane e hapësirës NASA dhe homologet e saj evropiane dhe japoneze (ESA, JAXA) njoftuan të enjten nisjen e Panelit të Vëzhgimit të COVID-19 në Botë, një koleksion në internet i bazuar në të dhënat satelitore nga të tre agjensitë që dokumentojnë se si pandemia e koronavirusit ka ndryshuar planetin.

Përfaqësuesit nga të tre agjencitë njoftuan fillimin në një telekonferencë të enjten me menaxherë dhe administratorë pjesëmarrës nga Italia, Japonia dhe Uashingtoni.

Ideja, thonë ata, është të sigurohet një pamje nga hapësira se si modelet e ndryshimit të veprimtarisë njerëzore të shkaktuara nga pandemia kanë ndikuar dukshëm në planet.

Agjensitë thonë se bashkuan të dhënat e tyre për t’i dhënë publikut dhe politikëbërësve një mjet unik për të ekzaminuar ndikimet afatshkurtra dhe afatgjata të kufizimeve të lidhura me pandeminë, të zbatuara në të gjithë botën. Agjencitë vazhdimisht do të shtojnë të dhëna në panel pasi vëzhgime të reja që vijnë nga satelitët dhe instrumentet e tjerë të vëzhgimit.

Lexo po ashtu:  Italia i kthen Athinës skulpturat e Partenonit

Sipas një njoftimi të NASA-s, projekti filloi të marrë formë në prill, kur të tre agjencitë formuan një grup pune për të identifikuar të dhënat më të rëndësishme satelitore, për të zgjedhur zonat me interes dhe për të zhvilluar mënyra për ta ndarë atë informacion në mënyrë efektive.

Ndryshimet në cilësinë e ajrit në të gjithë botën ishin ndër ndikimet e para të dukshme të urdhrave të qëndrimit në shtëpi gjatë pandemisë dhe pakësimi në aktivitetin industrial që u pa nga vëzhgimet satelitore. Ata gjithashtu kanë monitoruar ndryshimet në cilësinë e ujit dhe aktivitetin ekonomik dhe bujqësor në të gjithë botën.

Agjensitë thonë se paneli do të jetë një mjet i fuqishëm për të ekzaminuar sesi ka ndryshuar pandemia botën, informacion i rëndësishëm për të pasur ndërsa punohet drejt mëkëmbjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *