Të vegjëilt

Lerini te gjithe te vijne
Te vegjelit prane meje
Ah, mos i beni te qajne
Kurre te mos mallengjehen
Syte ulur te mos mbajne
Dhe te meken e te ndehen
Por te qeshin, te nxitojne
Te bredhin e te gezojne
Te prehen e te kendojne
E kurre te mos mendohen.
Me vjen keq t’u mardhe dora
e faqja bukuroshe
Kur bie e shkreta debore
Dhe kembeza vogeloshe
Me k’ënda t’u mbaj ne duar….

N’ate sy kurre mos shtjere
Lotin e hidhur e te shkrete
Dhe mos e lere te bjere
Po falu ne buzet, gaz
Dhe ne sythit bukurine
E rriti caze nga caze
Duke u dhene urtesine.
Epu jetezen e gjate
Edhe mos i lere kurre
Pa memeze e pa ate
Dhe ne brenge e te semure
s’mund t’i shohe te mallengjyer
a te varfer a te mjere!
Dhe te grisur e te shqyer
kurre, kurre mos i lere!
Falu gjithe miresite
Te rrojen me nder ne jete
te mesojne diturite
Te behen te vertete
Te nderojne memedhene
Vlerat t’ja lartesojen
Mbi gjithe boten ta ngrene
Si lule ta zbukurojne!!
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Letra tmerruese e Edith Durham: "Disa oficerë serbë u mburrën në tryezën e darkës në Podgoricë, në praninë time, për mënyrën sesi i kishin shpuar me bajonetë gratë dhe fëmijët e Lumës."

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *