Apple ka lansuar zyrtarisht gjeneratën e dytë të kufjeve AirPods.

Sa i përket dizajnit, AirPods do të duken shumë të ngjashme me paraardhësit e tyre.

Ka pasur zëra se mund të ketë një opsion të zi që mund të ofrohet, por duket se ato thashetheme nuk u bën realitet. Ndoshta Apple mund të ofrojë më shumë mundësi ngjyrash në një datë të mëvonshme, por për momentin ato do të vazhdojnë të ofrohen në të bardhë.

Kështu, ndërsa pamja e jashtme mund të jetë e vjetër, AirPods janë përmirësuar në brendësi. Një nga këto ndryshime përfshin një çip të ri H1 të dizajnuar nga Apple, i cili sipas kompanisë, është projektuar veçanërisht për kufjet.

Procesori pritet të ndihmojë ta bëjë produktin më të shpejtë, të shtoj jetën e baterisë dhe gjithashtu të përmirësoj “Hej Siri”.

AirPod-ët e parë përdorën procesorin W1, i cili ishte mjaft mbresëlënës, kështu që ne duhet të presim dhe të shohim punën e procesorit të ri.

AirPod-ët e ri kanë çmim prej $199 me pakon e ngarkimit pa tel, $159 me pakon e rregullt të ngarkimit dhe pako e pavarur e ngarkimit të telefonave do të shitet për 79 dollarë, dhe të gjitha mund të blihen nëpërmjet faqes së internetit të Apple.

Lexo po ashtu:  Poezi nga Rabindranath Tagore: – “Eja ashtu sic je..”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *