Kreu supreme i Republikës Islamike të Iranit, Ajatollaj Khamenei ka deklaruar gjatë një fjalimi mbajtur me rastin e lindjes së Imam Mahdi, deklaroi se Irani ia doli të vërë nën kontroll koronavirusin.

Përpjekjet e punëonjësve të shëndetësisë do të lënë një kujtim të mirë në mendjet e popullit iranian. Pavarësisht sesi u përpoqën të poshtërojnë kulturën islamiko-iranianendhe ta shtyjnë popullin tonë drejt stilit të jetës perëndimore, këto veprime treguan se mendimi dhe kultura islamike është e vendosur, e fuqishme mes popullit iranian, është shprehur Khamenei.

Sipas tij pandemia e tanishme nxori në pah disa probleme serioze të kulturës perëndimore që lidhet me individualizmin, materializmin dhe ateizmin. Edhe presidenti Rouhani ka deklaruar se frika e fillimit kaloi dhe Irani e vendosi situatën nën kontroll, pavarësisht bllokimeve dhe sanksionave gati kriminale.

Aktualisht Irani ka 66 220 të prekur nga CoVid-19, nga të cilët 4 110 të vdekur.

Lexo po ashtu:  Kryeministri i pakorruptuar Kurti: Serbisë nuk i dorëzohemi - Kosova është shtet i ri dhe jo i madh, po kjo nuk do të thotë që ne duhet të shkelim mbi ligjet tona. Nëse dikush nuk na njeh, kjo s’duhet të...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *