Gjykata Kushtetuese nxori të hënën një aktgjykim pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për shpalljen të pavlefshëm votimin në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Hoti.

Lidhur me këto zhvillime të fundit në Kosovë, Anëtari i Kryesisë së LVV-së, Hysamedin Ferraj, është shprehur se nismën e mori partia e Albin Kurtit për të paditur rrëmbimin e shtetit, ndërsa çlirimtarja e shtetit në këtë rast ishte Kushtetuesja.

Ferraj tha se në zgjedhjet që e presin vendit VV do të arrijë 50 për qind të votave. Po ashtu, profesori u shpreh së në Kosovë vihet re një zhvendosje të elektoratit nga kalkulizmi drejt një etike të virtytit.

Dhe, këtë virtyt sipas tij krahas tipareve të tjera, elektorati e ka parë tek Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

“Kurti e ka provuar karakterin e vet, përballjet me premtimet, e ka pranuar që nuk pranon të qeverisë me çdo kusht, është i gatshëm të ruajë qëndrimet e veta, edhe duke e lënë qeverisjen…”

Ndërsa, duke folur për një qeveri të dytë të Kosovës me në krye LVV, Ferraj tha se ajo nuk do të jetë shumë e ndryshme nga qeveria e parë.

Lexo po ashtu:  Tre llojet e budallenjve sipas Fernando Savater

“E nisi seriozisht luftën kundër korrupsionit në gati dy muaj qeverisje, dhe ky është kushti themelor për integrim. Ndërsa, në politikën e jashtme, mbetet qëndrimi i vendosur përballë Serbisë.”

I pyetur nëse administrata e Joe Biden do t’i jepte më shumë lehtësi Kurtit për të vijuar politikën e reciprocitetit me Serbinë, Hysamedin Ferraj tha se nga SHBA nuk presin vetëm lehtësim por edhe mbështetje.

Ferraj theksoi se marrëveshja e 4 shtatorit, e firmosur në Uashington me Serbinë, nuk do të njihet nga qeveria Kurti.

“Ajo nuk është marrëveshje, është i zotim i Hotiit, çka do bënte ai nëse do të qeveriste, nuk angazhon askënd. Veç Avdullah Hotin”, tha Ferraj në ABC News.

Por, a do të dalë edhe qeveria Kurti, ashtu si Vjosa Osmani kundër mini-Shengenit Ballkanik? Ferraj tha se, për mendimin e tij, nuk do duhej që Kosova të ishte pjesë e kësaj nisme.

“Problemet Kosovë-Serbi, janë politike jo ekonomike. Asnjë problem politik nuk zgjidhet mbi bazën e parimeve ekonomike. Duhet praktikisht që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, të kërkojë falje për viktimat, të bëjë dëmshpërblimet…Të zgjidhen një herë problemet politike, pastaj vijnë ato ekonomike.”

Lexo po ashtu:  Shovenizmi grek në veprim/ Rivendosen tabelat e kundërligjshme në Bashkinë e Finiqit, "Greqishtja është gjuha jonë e parë"

Kurse, një mandat i tretë i Ramës, me një qeveri të kryesuar nga Albin Kurti në Kosovë nuk do t’i bënte dy vendet që të shkonin mirë në nivel qeverie, por, sipas tij, ndoshta mund të sillte një lloj tjetër uniteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *