Një ditë Franz Kafka takoi në parkun ku shkonte çdo ditë të shëtiste, një vajzë të vogël. Ajo po qante. Kishte humbur kukullën e saj të shtrenjtë dhe ndihej e vetmuar.

Kafka ofroi ndihmën e tij për ta kërkuar kukullën duke i lënë vajzës takim të nesërmen në të njëjtin vend.
Pasi kërkoi rreth e qark, dhe në pamundësi të gjetjes së kukullës, shkroi një letër, gjasme nga kukulla dhe ja lexoi vajzës kur u takuan.
“Të lutem mos u pikëllo dhe mos u trishto sepse unë kam shkuar në një udhëtim të gjatë për të parë botën. Të premtoj se do të shkruaj rreth aventurave të mia.”
Dhe ky ishte fillimi i shumë letrave. Çdo herë që takoheshin, i lexonte vajës së vogël letrat e shkruara me kujdes mbi aventurat e imagjinuara të kukullës së dashur. Vajza e vogël ngushullohej dhe qetësohej.
Po takimeve një ditë u erdhi fundi dhe Kafka i dha asaj një kukull, që sigurisht dukej shumë ndryshe nga kukulla origjinale e vajzës, bashkangjitur me një letër në të cilën shkruhej: “Udhëtimet e mia më kanë ndryshuar shumë”.

Lexo po ashtu:  Veçoria që na bën më tërheqës tek të tjerët

Shumë vite më vonë, vajza e rritur tashmë, gjeti një letër futur në një të çarë të padukshme të kukullës së re që zëvendësoi kukullën e dashur. Përmbledhja e asaj që shkruhej në të ishte:
“Çdo gjë që do të duash e dashurosh, do ta humbasësh një ditë, po në fund dashuria do të kthehet në një formë tjetër”. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *