Çdo ditë na ndodh që të takohemi me njerëz që nuk bëjnë asgjë, por kritikojnë punën e të tjerëve, tregojnë gishtin dhe japin gjykime. Këta individë kanë shumë të ngjarë të jenë të pakënaqur, aspak të lumtur.

Jini të kënaqur me veten, jini të qetë, njihni vlerën tuaj dhe kuptojeni se në cilin drejtim të ecni për të qënë të lumtur. Kush është në këtë gjendje shpirtërore, në këtë gjendje mendore të paqtë nuk ka nevojë të flasë keq për të tjerët ose të shprehë mendimin e saj me çdo kusht.

Ata që janë të lumtur kanë vetëm një detyrë, përpiqen të vazhdojnë të jenë kështu. Nga ana tjetër, ata që nuk janë të kënaqur me punën e tyre, marrëdhënien e tyre, jetën e tyre, janë gjithnjë të gatshëm të fajësojnë diçka ose dikë, “t’ia fusin kot” edhe nëse askush nuk e ka kërkuar mendimin e tyre.

Kjo sjellje nuk është asgjë më shumë se një mekanizëm mbrojtës, do të thotë injorimin ose mospranimin e pakënaqësisë ndaj vetes madje deri në “mbrojtje” të saj.

Pasi kjo të jetë sqaruar ne duhet të përpiqemi të qëndrojmë larg nga njerëz të tillë negativë, sepse ndikimi i tyre mund të jetë i dëmshëm për shëndetin tonë psikofizik. Në jetë është mirë të dëgjosh kritika vetëm kur ato janë konstruktive dhe të motivuara. Kjo na nxit dhe rrit, për të mësuar nga gabimet tona dhe për t’u përmirësuar.

Lexo po ashtu:  E mbushur me kristale, shpella e përrallave hapet për publikun (Video)

Tjetër muhabet është kur një “gisht i drejtuar” është vetëm një mënyrë për të shkatërruar tjetrin për kot, ndoshta edhe duke provuar kënaqësi me këtë. Për të mbrojtur lumturinë tonë duhet të kuptojmë se mendimi i të tjerëve korrespondon me “realitetin e tyre” jo me tonin.

Njerëzit kanë vetëm pushtet mbi gjendjen tonë emocionale nëse ia japim atyre këtë mundësi. Secili ka rrugën e vet, universin e vet të brendshëm, të cilin askush tjetër nuk mund ta kuptojë ose të deshifrojë plotësisht. Ajo që duhet të bëjmë është të përqendrohemi në ekzistencën tonë, të korrigjojmë gabimet dhe të përpiqemi të marrim mësimet më të mira të mundshme.

Gjithmonë do të jetë dikush i gatshëm të na kontestojë ose etiketojë, por detyra e vetme është tek vetja, kështu që ne duhet të vazhdojmë në rrugën tonë duke bërë vetëm atë që mendojmë se është e drejtë. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

Lexo po ashtu:  Serbët e çartur largojnë me dhunë humanisten Natasha Kandić me rastin e promovimit të librit për gjenocidin në Srebrenicë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *