Në pritje të kuptohet se kur do të kthehen skuadrat në fushë, Eca e Uefa kanë arritur një akord për të programuar fazën finale të Kupave europiane për në gusht. Një projekt që do ti jepte precedencë kampionateve kombëtare e që, sipas asaj që bën të ditur “Cadena Ser”, do ti lejonte të përmbyllej Champions e Europa League në xhiron e dy javëve pa krijuar probleme planifikimi në shtator për sezonin 2020/21. Ndeshjet duhet të luhen në fushë neutrale, pa publik e në ndeshje teke.

Kështu, Eca e Uefa kanë zgjedhur rrugën e tretë, atë më të thjeshtën e më të shkurtrën për të përfunduar Champions e Europa League 2019/2020. Më herët, Sunday Express e The Sun, kishin folur për tre opsione në tavolinën e Ceferin për të kompletuar Kupat europiane këtë sezon. E para i referohej një ‘final eight’ për tu diskutuar në një qytet të vetëm me ndeshje teke. E dyta një final four me të njëjtin modalitet dhe e treta e një turneu blic prej 11 ndeshjesh në maksimumi tre-katër javë me rikuperimin e 1/8, cerekfinalet e gjysëmfinalet me një ndeshje deri në finalen e madhe.

Lexo po ashtu:  Perez merr masa urgjente, e rikthen te Reali trajnerin e njohur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *