Ka përfunduar aksioni i policisë në komunat paralele.

Policia e Kosovës njofton se është konfiskuar dokumentacioni brenda ndërtesave të këtyre komunave, që vepronin në mënyrë ilegale e me direktiva të Beogradit.

Zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani bëri të ditur se janë kontrolluar gjithsej tetë lokacione.

“Aksioni ka përfunduar. Kemi hyrë në tetë lokacione, dy në Mitrovicën e Veriut, tre në Zubin Potok, një në Zveçan, dhe një në Leposaviq. Në Leposaviq nuk ka pasur”, u shpreh Elshani.

Ky aksion vjen pas një operacioni të mëparshëm të zhvilluar më 30 gusht, ku pesë komuna ilegale u mbyllën nga policia.

Gjatë këtij operacioni, u arrestuan pesë persona, përfshirë edhe zyrtarë të lartë të Listës Serbe.

Lexo po ashtu:  Akuzat e Ramës, flet Albin Kurti: Është detyrë e çdo shqiptari që të kërkojë ushtrim tensioni ndaj Serbisë, jo ndaj Kosovës!