Mitropoliti Joanikije ka mbërritur dje në Manastirin e Cetinjes në Mal të Zi. Në atmosferë pothuajse lufte, helikopteri ushtarak ka zbritur në Manastir në një aksion shumë të organizuar.

Mediat malazeze shkruajn sot se i tërë aksioni u drejtua nga Dritan Abazoviq.
Hapësira para manastirit u sigurua nga anëtarët e Njësisë Antiterroriste të Policisë (PTJ) të armatosur me armë të gjata.

Administrata e Policisë njoftoi se 14 persona u arrestuan për shkak të incidentit në Cetinje, ndërsa janë plagosur shtatë policë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Sergej Sekuloviç, përgëzoi anëtarët e Drejtorisë së Policisë për “punën e kryer profesionalisht, demonstrimin e durimit dhe përdorimin proporcional të forcës”.

“Ne premtuam se do të respektojmë të drejtat kushtetuese të të gjithë qytetarëve të Malit të Zi. Ne e arritëm atë ”, tha Sekulović.

Lexo po ashtu:  Për një familje mesatare, jetesa në Shqipëri është e vështirë, madje kthehet në mbijetesë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *