Në qeverinë e përkohshme të zgjedhun sot, do ta kemi Ministër të Arsimit Ramë Likajn, i cili është mashtrus i dëshmum, i avancaum si professor përmes mashtrimit akademik; Ministre të Jashtme, një person të dënum nga gjykata për fshehje të pasunisë.
Kryeministri nuk është i pari, i dyti, as i treti, as i katërti, as i pesti, more as i dhjeti ma i votum, por i dymbëdhjeti.

Qeveria e re i ka veç 41 vota që përfaqësojnë qytetarë të Kosovës nga ni proces i mirëfilltë demokratik, 20 votat e tjera janë të rezervume, pat e spat vota nga qytetarët. 10 prej tyne janë në koordinim të drejtpërdrejt me Serbinë.
Qeveri e mashtrusve, e të dënumve, e jolegjitimëve, e nënshtrume ndaj shtetit të vetëm armik të Kosovës, Serbisë.

Kjo duhet me qenë qeveri e përkohshme, s’bën të jetë ndryshe, nuk bën ta lejojmë të jetë ndryshe.

Shihemi në rezistencë!

Lexo po ashtu:  Tregu celular, më pak konkurrues – Përqendrimi në rritje, tendencë e kundërt me BE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *