Paraditen e sotme forca të shumta policisë janë përleshur me artistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile pasi po përgatitet shembja e godinës së teatrit.
I pranishëm ishte edhe aktori i njohur Neritan Liçaj.
Liçaj ka shpërthyer në lot, teksa kundërshton prishjen e godinës historike të teatrit.
“Nuk do të lejoj që fëmijët e mi të rriten në diktaturë”, është shprehur aktori gjatë protestës.
Qeveria kërkon shembjen e godinës ekzistuese dhe ndërtimin e një objekti të ri, por kjo kundërshtohet nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, që thekson se godina aktuale është pjesë e trashëgimisë kulturore.