Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka vlerësuar publikisht qeverinë e Kosovës për vendimin e saj për pranimin e afganëve që ikin nga talebanët.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara, falënderimet e mia më të thella për Qeverinë dhe popullin e Kosovës për gatishmërinë tuaj për t’u ofruar strehë partnerëve tanë afganë në udhëtimin e tyre drejt një jete të re. Edhe një herë, Kosova demonstron lidership në skenën globale”, ka shkruar ambasadori i SHBA-së në Tëitter.

Është po ai ambasador që mbante qëndrim kundër z. Kurti për veton ndaj idesë së ndarjes së Kosovës. Patjetër që do mirëkuptim sepse puna e një diplomati kjo është: të përcjellë qëndrimet e një shteti. Pa anuar dhe pa lënë që qëndrimet e tij të keqinterpretohen. Qëndrimi në fjalë dhe pozicioni i qeverisë së Kosovës, duan apo nuk duan ata që bëjnë gjellën e propagandës anti-Kosovë, e ka zbehur momentin e akuzës që kemi dëgjuar prej kaq kohësh se ajo po ndjek politikë përçarëse me Shqipërinë. Një akuzë që e ka lëndën e parë të vetën te deformimi i perceptimit se ajo është anti-amerikane.

Lexo po ashtu:  Reagon me shqetësim infermieri shqiptar: Nuk po di edhe çka duhet me ndodh në lidhje me virusin që ju me kuptu

Ja që tani qeveria Kurti u provua se nuk është anti-amerikane. Ajo ka marrë një vendim që shkon krah interesave amerikane dhe të sajat padyshim. Dhe është vendimi i drejtë.

Por qeveria e Kosovës që këtu do kuptuar se nuk është dakord dhe nuk i shkon hosh Edi Ramës për shumëçka dhe një gjë e tillë nuk do kuptuar se predispozitë ideologjikë dhe gjeopolitike të saj, por si e drejtë e natyrshme. Të jesh kundër Edi Ramës është angari sa kohë ai është kryeministër, të mos jesh dakord me të për gjithçka është gjëja më normale dhe e natyrshme madje. E kundërta është e çuditshme. Ndaj ata që dje i binin legenit kundër Kosovës është e qartë se në fakt kanë hallin e Edi Ramës dhe nismave të tij që asnjëherë nuk ecin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *