Qeveria e Kosovës, presidentja e saj, Vjosa Osmani, kanë bërë të qartë se kanë pranuar kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për strehimin e afganëve që po ikin nga regjimi i talebanëve që sot hyri në Kabul. Pa asjë mëdyshje, bota politike shqiptare është rreshtuar në krah të SHBA në këtë moment dëshpërues kur sheh sesi fuqia kryesore në botë që i bën moral mbarë botës, detyrohet të kërkojë një konvikt për njerëzit e vet. Ashtu qoftë!

Por përtej këtij vendimi, diskutimi mbi drejtësinë e të cilit hyn te sovraniteti personal, na duhet të pyesim: ku është antiamerikanizmi i Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes? Ku është lufta ndaj SHBA që na thuhet se Kosova e Kurtit po bën duke u maskuar në luftën ndaj Edi Ramës?

A është izoluar tashmë Kosova nga SHBA? Dhe më tej: Pse SHBA i kërkon një qeverie anti-amerikane të strehojë afganë?

Ky është një rast i mirë për të lexuar pa interpretim pocaqinë e analizës që zhvillohet në Tiranë, analizë që ka për synim vetëm e vetëm që Edi të mos na varë turinjtë, të mos dalë keq, edhe kur siç e dimë të gjithë ai ka një talent të pamohueshëm: të katranosë çdo gjë. Nëse ky është fati i tij, për ata që e mbrojnë është mjerimi i tyre.

Lexo po ashtu:  VETËM 3 DITË ME QEVERINË KURTI, DRIDHET KRIMI/ Operacioni “Ryshfeti’, pas zyrtarëve policorë arrestohet edhe një afarist nga Kaçaniku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *