Shitjet e cigareve elektronike kanë pësuar një ulje të ndjeshme gjatë 4 javëve të fundit, të ndikuara nga lajmet e fundit të shtypit për shkaktimin e disa sëmundjeve nga nikotina në përdorimin e këtyre pajisjeve.

Disa nga kompanitë më të mëdha të cigareve elektronike në Amerikë janë vënë në shënjestër të akuzave për shkak të reklamimit që ato i bëjnë produkteve të tyre si të sigurta për shëndetin dhe që shiten si një alternativë më e mirë se cigarja tradicionale.

Kompanitë janë kërcënuar se nëse ato nuk ndryshojnë fushatat e tyre publicitare duke paralajmëruar njerëzit për rreziqet e cigares elektronike, atëherë do të merren masa akoma më të rënda në vlerë monetare për to.

Kompania prestigjioze “Nielsen” që merret me gjurmimin e të dhënave për shitjen e produkteve në treg raporton se ky dëmtim që po i bëhet cigareve elektronike, do të sjellë shitje më të mëdha për cigaret tradicionale me tendencat që kanë filluar të rriten në sesionin e dytë të muajit shtator.

Lexo po ashtu:  Si u bë kështu z.Miladin që s'e mbajtët fjalën dhe nuk i zbatuat premtimet që na bëjshit, t'u thanë se Kosova do të jetë e bashkueme me Shqipërinë, ose do të ketë republikën...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *