Ministri i shëndetësisë në Poloni ka dhënë dorëheqjen për shkak të problemeve në lidhje me blerjen e pajisjeve mjekësore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, doktor Lukasz Szumowski, një kardiolog dhe mjek që ka qenë një figurë udhëheqëse në luftën e qeverisë kundër coronavirusit, njoftoi dorëheqjen e tij në një konferencë shtypi në Varshavë.

Szumowski tha se ai po tërhiqet për t’u rikthyer mjekësisë, por do të mbetet në rolin e tij si anëtar i parlamentit.

Dorëheqja e tij vjen një ditë pasi zëvendësi i tij, Janusz Cieszynski, dha dorëheqjen pa dhënë një arsye.

Szumowski ishte bërë një figurë e njohur në qeverinë e kryeministrit Mateusz Morawiecki pasi autoritetet vendosën një bllokim të rreptë dhe të hershëm gjatë pandemisë COVID-19, një hap që ka kufizuar numrin e infeksioneve dhe vdekjeve në Poloni.

Por javët e fundit, numri i infeksioneve të regjistruara çdo ditë ka ardhur duke u rritur, me më shumë se 16,000 raste aktuale në të gjithë vendin.

Lukasz Szumowski gjithashtu është përballur me pretendime se një kompani në pronësi të vëllait të tij ka marrë miliona në grante qeveritare gjatë krizës.

Lexo po ashtu:  Zgjohet gjiganti i fjetur/ Depozitat e metanit në Arktik kanë nisur të rrjedhin

Gjithashtu, disa pajisje mjekësore të blera nga qeveria polake për të luftuar virusin gjithashtu janë zbuluar të jenë joefektive.

Szumowski ka mohuar çdo keqpërdorim dhe tha të martën se dorëheqja e tij është diçka që ai ka planifikuar për ca kohë dhe nuk ka asnjë lidhje me akuzat.

Në konferencën për shtyp, ai tha se puna e tij kishte ndihmuar “për të parandaluar dhjetëra mijëra vdekje nga coronavirusi në Poloni”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *