Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur në një konferencë për mediat pas takimit me kancelaren Angela Merkel në Tiranë. I pyetur nga gazetarët nëse kishte një koment për akuzat e Edi Ramës për refuzimin që Kosova po i bën nismës “Open Balkan”, Kurti dha këtë përgjigje.

“Unë nuk e di për çfarë teorie konspiracioni flitet. Procesi i Berlinit është i nevojshëm por edhe i mjaftueshëm. Ballkani është së paku 12 shtete. Perëndimori ka Procesin e Berlinit. Inciativat e mira nuk besojmë që të jenë pa BE brenda. Dallimi mes tyre është që tek e dyta nuk e kemi Bashkimin Europian. Kosova është shtet i pavarur dhe të pozicionohemi për njohjen e saj nga Serbia. Dhe jo të shprehim mirëkuptim për mosnjohje. Është detyrë e çdo shqiptari se ku duhet të jetë trysnia e ndërkombëtarëve. Mbi Serbinë dhe jo mbi Kosovë“, tha Kurti.

Lexo po ashtu:  The  letter  of the Albanian American Academy of Sciences and Arts sent to  the United States President, Joe Biden (June, 2023)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *