Al Pacino tërhoqi vëmendjen në çmimet BAFTA, por jo për shkak të veshjes, por për faktin se u rrëzua në tapetin e kuq.

Aktori i famshëm 79-vjeçar ishte i shoqëruar nga e dashura e tij Meital Dohan, 40 vite më e re se ai.

Nga fotot, Dohan duket e shokuar kur sheh partnerin e saj të rrëzohet, përpara se ta ndihmojë të ringrihet.

Al Pacino ishte i nominuar për çmimin e aktorit më të mirë joprotagonist, për rolin e tij si Jimmy Hoffa në filmin “The Irishman”, por ky çmim shkoi për Brad Pittin.

Lexo po ashtu:  88 vjet nga vdekja e aktorit të mirënjohur shqiptar, Aleksandër Moisiu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *