Rasti i 28 vjeçarit nga Firencja që është evidentuar si pacienti i parë me korinavirus në Shqipëri, përbën në fajt një kazus shumë më alarmant sesa duket. Jo për faktin se ai ka hyrë i pakontrolluar në pikën kufitare të Muriqanit, por sepse ai është endur dy javë në Shqipëri duke takuar shume njerëz. Mjekja Dhurata Hysi ka deklaruar nga pika kufitare e Muriqanit se 28-vjeçari shqiptar i prekur me koronavirus ka hyrë në Shqipëri më 26 shkurt, pa u kontrolluat.

“Djali hyri më datë 26, në orën 00:40 të natës. Nuk është kontrolluar, pasi Firence nuk ka qenë në zonën e kuqe, nuk ka pasur asnjë rast të konfirmuar atje. Ne kishim prioritet zonat e prekura në Itali dhe Kinë. Ka ditë që kontrollohen të gjithë personat nga Italia, por pas datës 26, më parë vetëm ata që vinin nga zonat e prekura”.  Ajo që dihet deri më tani është se ai e ka kaluar Covid 19 tek i ati, por nuk mund të imagjinohet se sa njerëz të tjera ka kontaktuar. Prandaj nuk ka asnjë shanc që rastet e para, tashme te shtruara ne infektiv, të mbeten të izoluara. Silva Bino anetare e Task Forcës ka bere me dije se jane gjurmuar 8 kontaktet e ngushta te pacienteve, qe mbreme, sapo dolen analizat, nderkohe qe sot jane vetekarantinuar ne menyre te kontrolluar 24 persona, qe kane pasur kontakt me dy te prekurit.

Lexo po ashtu:  Fëmijët e ekspozuar ndaj tymit të duhanit, të rrezikuar për infeksione të frymëmarrjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *