Shendetesia ne Britani po bëhet gati veten për një valë të dytë të Covid-19 në fund të këtij viti. Deklarata eshte bere nga shefi ekzekutiv i Sherbimit Kombetar te Shendetesise, Simon Stevens, raportojne mediat e huaja.

Stafi i NHS’së kishin frikë se në muajin mars, numri i pacientëve të infektuar me COVID-19 do të ishte i papërballueshem. Por, vetëm 128,737 pacientë me COVID-19 janë pranuar deri më tani në repart.

Por ekspertët thonë se pandemia nuk është shumë larg, dhe shumë më tepër njerëz pritet të infektohen në të ardhmen dhe shpërthimet e vatrave te tjera janë të pashmangshme.

Edhe tani, kur virusi është në pikën e tij më të ulët prej te pakten katër muajsh, shifrat e infektimeve dhe rastev te reja mbeten ende te larta.

“Eshtë plotësisht e mundur që do të ketë [një valë të dytë],” tha ai, “veçanërisht nëse ai bashkëjeton me gripin. Rreziku është që shumë nga simptomat janë të ngjashme ose te njejta, kështu që një nga gjërat për të cilat kemi nevojë është një shërbim shumë i rreptë i testimit dhe gjurmimit te popullates. Aftësia për të dhënë paralajmërime të hershme për spitalet ku ka rritje lokale”- tha ai ne nje interviste dhene kete mengjes per BBC.

Lexo po ashtu:  Studimi sjell fakte optimiste: Vetëm 0.66% e të infektuarve me virus humbin jetën

“Ne nuk e dimë ende nëse do të ketë një vaksinë Covid në dispozicion për kohën e dimrit”, ka thene me tej ai.

Ekspertët kanë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur që koronavirusi do të kthehet në Britani, por ka shpresë se shperthimet do te jene lokale, te meaxhueshme dhe kjo nuk do të kërkojnë një bllokim drastik mbarëkombëtar si ai i imponuar në mars.

Një nga planet kryesore për të zvogëluar ndikimin e një valë dimri të Covid-19 sipas tij, është vaksinimi i miliona njerezve kundër gripit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *