Alban Skënderaj di vetëm të na befasojë dhe lum ne që kemi një artist si ai. Këngëtari përveç projekteve të reja muzikore që na bëjnë të kërcejmë dhe të këndojmë, herë pas here na fton të dëgjojmë live magjinë e performancave të tij.

Pak muaj më parë ai mbajti në Prishtinë koncertin e tij recital dhe sërish ka menduar të qëndrojë sa më pranë fansave. Nëpërmjet një postimi në Instagram Albani ka zbuluar se në 27 shtator do të jetë në “Amfiteatrin e Tiranës” për të mbajtur një tjetër koncert recital.

“Nën Yjet E Tiranës
Në raste të tilla ndoshta jam gjithmonë paksa euforik por këto janë lajmet dhe postimet që më lumturojnë vërtetë dhe që do të doja të ndaja shumë më shpesh me ju! Koncertet e mia recitale përveç se pasioni im tashmë janë një pikë e fortë dhe një pjesë tepër e rëndësishme e karrierës time artistike, për të tashmen dhe të ardhmen e saj. Është aty ku unë mundem dhe dua të flas me artin tim në cilësinë dhe lartësinë e tij maksimale! Jam i vetëdijshem që gjatë gjithë këtyre viteve që bëj muzikë, dashamirës nga të gjitha moshat që vërtetë i duan krijimet e mia, presin besnikë e me durim të hekurt nga unë evente të mirëfillta ku mund të përputhen standartet më të mira artistike, profesionale dhe njerëzore.

Lexo po ashtu:  11 pacientë në gjendje të rëndë si pasojë e Covid-19 në Spitalin e Pejës

E pra atëherë, mbas magjisë së Prishtinës dhe mbas shumë kërkesave për një “Bis” koncerti im recital i ardhshëm do të mbahet në 27 SHTATOR NË AMFITEATRIN E TIRANËS, i cili për një natë do të shkrihet me qiellin për ti bërë vend muzikës.

Kam patur kohë të reflektoj dhe të përgatitem për ta pasuruar këtë koncert me ngjyra të reja artistike duke filluar nga repertori, skenografia, orkestra e deri tek të ftuarit specialë. “Nën Yjet E Tiranes” do të jetë një koncert sa romantik e reflektues aq dhe energjik e shpërthyes.

Tirana dhe qielli i saj vërtetë ju perkasin të gjithëve tashme ndaj ky koncert do i dedikohet edhe këtij qyteti që gjithmonë ka ditur të jetë mikpritës e ti mbaj dyert hapur për çdo shqipëtar që ka patur diçka për të dhënë. Shumë shpejt do ju përditësoj rreth detajeve.
Faleminderit miq”, shkruan artisti. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *