Ajo e di se sa e vështirë është të gjendesh në një shtet të huaj, por mbi të gjitha, e di se sa krenari është të arrish sukses në një vend ku nuk flitet gjuha jote.

Alberta Sinani është lindur në Opojë të Kosovës. Kur ishte vetëm një vjeçe, familja e saj migroi në Austri për një jetë më të mirë. Ajo u rrit në shtetin gjermanofolës, pa harruar asnjëherë prejardhjen e saj, për të cilën është shumë krenare.

Ajo ka përfunduar studimet Bachelor për Shkenca Politike në Universitetin e Vjenës, për të vazhduar më tutje në studimet Master, në një drejtim krejtësisht të ndryshëm, atë të Social Design në Universitetin e Arteve të Aplikuara në Vjenë.

Puna në Ministrinë e Drejtësisë

Alberta ishte ende duke ndjekur studimet në Master, kur iu ofrua një pozicion pune në një nga institucionet më të rëndësishme shtetërore. Ajo zuri vend si Pressereferentin (zyrtare për media) në Ministrinë e Drejtësisë, në stafin e ministres me prejardhje boshnjake, Alma Zadiç. Në fillim nuk ishte paraparë që ajo të qëndronte gjatë në ministri. Por, duke parë aftësitë e Albertës për të menaxhuar punën dhe paraqitjen e Ministrisë së Drejtësisë në rrjetet sociale, si dhe duke parë efektin që kanë rrjetet sociale në pasqyrimin e aktiviteteve politike, asaj i është kërkuar që të qëndrojë në stafin e ministres Zadiç.

Lexo po ashtu:  Ah, lermë të kafshoj flokët e tu !, - nga Charles Baudelaire

Përveç menaxhimit të rrjeteve sociale, Alberta merret edhe me pjesën e komunikimit me media. Kjo e bën edhe më të ngjeshur agjendën e saj.

Të arrish sukses në një vend të huaj

Për të pasur dikë gjithmonë afër vetes, duhet edhe ta njohësh. Dhe, duket që Alberta me ministren Alma, përveç marrëdhënieve profesionale, ndajnë edhe ca situata të ngjashme me njëra-tjetrën.

Ashtu si familja e Albertës, edhe ajo e ministres Zadiç ishte dashur të largohej dikur nga vendlindja. Andaj, siç na thotë Alberta, ajo e di më së miri se si është të jesh larg atdheut. E di se sa e vështirë është të gjendesh mes një shteti të huaj, por mbi të gjitha, e di se sa krenari është të arrish sukses në një vend ku nuk flitet gjuha jote.

Dashuria për Kosovën – malli për Opojën

Alberta ka një lidhje të veçantë me Kosovën, sidomos me Opojën. E pyeta se sa herë në vit shkon atje për vizitë. “Dy herë, tri herë, sa herë të mundem shkoj”, më thotë.

Lexo po ashtu:  U kritikua pas martesës me një burrë me ngjyrë, këngëtarja shqiptare: "Nuk e ka zgjedhur ai çfarë lëkure do kishte"

Në fakt, më tregonte se sa e mërzitur ishte për shkak se gjatë verës nuk kishte mundur të shkonte në Kosovë për shkak të situatës aktuale pandemike.

Ajo thotë se i mungojnë familjarët nga atje, sepse sipas saj, prej të gjithëve merr një dashuri dhe një energji pozitive të veçantë. “Vetëm atje, mund ta gjej një rehati shpirtërore, që nuk ta jep një vend ku flitet një gjuhë ndryshe nga e jotja”.

Falë performacës së mirë, i kërkohet të vazhdojë punën

Alberta ishte ende duke ndjekur studimet në Master, kur iu ofrua një pozicion pune në qeveri. Ajo zuri vend si zyrtare për media në Ministrinë e Drejtësisë, në stafin e ministres me prejardhje boshnjake, Alma Zadiç. Në fillim nuk ishte paraparë që ajo të qëndronte gjatë në ministri. Por, duke parë aftësitë e Albertës për të menaxhuar punën, asaj i është kërkuar që të qëndrojë në stafin e ministres Zadiç.

Paralelet në mes të Albertës dhe ministres Zadiç

Lexo po ashtu:  Ja se çfarë ndjen bebja në bark kur nëna është e mërzitur

Ashtu si familja e Albertës, edhe ajo e ministres Zadiç ishte dashur të largohej dikur nga vendlindja. Andaj, siç na thotë Alberta, ajo e di më së miri se si është të jesh larg atdheut. E di se sa e vështirë është të gjendesh mes një shteti të huaj, por mbi të gjitha, e di se sa krenari është të arrish sukses në një vend ku nuk flitet gjuha jote. /albinfo/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *