Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke dhënë detaje për takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka theksuar se dëshiron që në këtë dekadë të tretë të ketë një fillim të fuqishëm të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri, çfarë nuk ka pasur asnjëherë mes dy vendeve tona. “Vendi i parë që vizitova ishte Prekazi i Adem Jasharit, qyteti i parë ishte Mitrovica, shteti i parë patjetër që duhet të ishte Shqipëria. Të falënderoj për mikëpritjen dhe bisedën që kishim, shumë konstruktive. Dua që në këtë dekadën e tretë të kemi një fillim të fuqishëm të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri cfarë nuk ka pasur asnjëherë mes dy vendeve tona, pra ato janë prioritet i njëra tjetrës dhe nuk presin në asnjë fushë”, tha Kurti.

Ai theksoi se ranë dakord për një komision ndërshtetëror, përbërë nga ministra dhe deputetë që ato 77 marrëveshje që janë nënshkruar të zbatohen por edhe të shtohen me të reja. “Duam ta shtojmë bashkëpunimin, duke e thelluar dhe duke e zgjeruar atë. Kosova nuk do ta dilte Serbisë në luftë e as në paqe pa Shqipërinë, ne kurrë nuk e harrojmë këtë dhe duam që të ecim bashkë, shpejt e fuqishëm. Në veçanti duam që të bashkëpunojmë në aspektin ekonomik, të prodhimtarisë arsimit, sigurisë e të politikës së jashtme, fushat në të cilat i kemi preokupimet e njëjta dhe aleatët tanë demokratikë të zhvilluar e perëndimor janë po të njëjtët”, tha ai.

Lexo po ashtu:  Tomë Gashi publikon detaje të reja për rastin e sulmit ndaj Kuvendit: Ja kush nesër do të dal para Gjykatës

Pyetur për Shengenin Ballkanik, e nëse në të ardhmen Kosova do të jetë pjesë, Kurti dha këtë përgjigje: “Ky ishte takimi ynë i parë ka edhe shumë tema që do t’i trajtojmë në të ardhmen e mund të them që e trajtuam shkurtimisht, meqënesë takimi ynë ishte më parë për makroshengenin shqiptar sesa për minishengenin ballkanik”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *