Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do ta çojë për votim propozimin për heqjen e pjesshme dhe graduale të taksës, pa një konsensus me partnerin qeverisës, Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai tha se vendimet e tij nuk dëshiron të bëhen me shumicë të thjeshtë në qeverinë e Kosovës dhe se nuk dëshiron të ngutet me marrjen e vendimit për heqjen e taksës së paralajmëruar për lëndën e parë më 15 mars.

“Unë kam dhënë qëndrimin tim si kryeministër i Kosovës për zëvendësimin gradual të tarifës 100 për qind me reciprocitet. Duket që nuk është mirëpritur prej disa eksponentëve në LDK. Unë nuk dua që vendimet qeveritare të bëhen me shumicë të thjeshtë. Jam i interesuar që për politikën e jashtme të kenë harmonizim të gjitha institucionet e shtetit, e posaçërisht qeveria. Derisa ta kemi një konsensus të tillë, nuk do të kisha preferuar të nxitohem që qëndrimin tim ta sjell në mbledhje të qeverisë për ta bërë vendim”, tha Kurti.

Lexo po ashtu:  Pse Berisha nuk foli kur u arrestuan dhjetëra njerëz pa u marrë në pyetje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *