Publicisti dhe njohësi i rrethanave politike, Liri Loshi, nëpërmjet një postimi publik, ka thënë se nuk do të jetë befasi për Vjosa Osmanin e as për vet Liriun, ngase sipas tij, Albini i duhet Kosovës.

Atdheu, sipas Loshit është në rrezik dhe se i duhet një person si Albin Kurti në krye.

Si referencë, Loshi, tha se nuk ishte shpata që e bëri të famshëm Skënderbeun, por Skenderbeu e bëri të famshme shpatën.

Sot na duhet një Skenderbe që pret me shpatë vargojtë e korrupsionit dhe te nepotizmit, shkruan Loshi.

Postimi plotë:

Rezultatet mes partive do te jene shume të ngushta. Cdo dite e re sjell diçka te re, sikurse minutat e fundit ne lojerat sportive kur kemi një rezultat te afert gjate tere lojes. Do te jetë befasi për dike, por jo për Vjosa Osmanin e as per mua kur të fitoje Albini. Sepse, kjo fitore i duhet tash Kosovës. Nese nuk ndodh sot, neser do te jetë vone. Me i rendesishem se partia eshte atdheu e atdheu sot eshte ne rrezik. Populli e di kete dhe e di se Albin Kurti do t’i perdore te gjitha dijet dhe potencialin tjetër që ka për ta çkapur shtetin nga abuzuesit dhe injorantet dhe për ta fute ate ne familjen e shteteve perendimore si nje shtet sovran, prosperues dhe dinjitoz.

Lexo po ashtu:  ‘Ke vrarë këtë, ke therur atë’, Rama ironizon dhe tallet me krimet e luftës në sy të Vuçiçit

Tregiment për Vjosën jane sikur ato përrallat për borebardhen për t’i vene ne gjume femiejt. LDK është e njejta parti politike qe nuk mund ta nxjerr macen prej persheshi! Dija pa vendosmeri dhe pa guxim eshte sikur sopata qe rri varur ne mur. Sopatë prape i thone por ajo nuk ben pune. Nuk ishte shpata ajo që e bëri te famshem Skenderbeun, por ishte Skenderbeu ai qe e bëri te famshme shpaten e tij! Sot na duhet një Skenderbe qe pret me shpate vargojte e korrupsioni dhe te nepotizmit dhe qe ia kthen shpresen popullit. Kjo nuk eshte Vjosa Osmani. Ajo mund dhe do ta kthjelle LDK-ne, por i duhet kohe me e gjate per t’u pergatitur me udheheq Kosoven. Albin Kurti eshte i gatshem të pakten qe dy vjet! Por rreshtimi i Vjoses dhe LDK-se pas Albinit do ta ndihmojë shumë LDK-në dhe do ta ndihmojë Kosovën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *