Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë disa ide se si do të vijnë investimet e diasporës dhe ato të huaja në Kosovë.

Kurti në RTV Dukagjini ka thënë se nëse ai vjen në krye të qeverisë do t’i reduktojë investimet në asfalt.

Ai argumenton se në qeverisjen e tij do të bëhet rritja e investimeve të huaja.

“Nuk e di sot se çfarë investime të huaja do të vijnë por jam i bindur se me fushatën tonë do të bëjmë kthimin e trurit në Kosovë. Qeveria jonë do t’i kthejë njerëzit e dituar nga mërgata dhe sigurisht edhe investimet e mërgatës nuk do të mungojnë”.

Sipas tij është shumë shqetësuese që kompani të njohur kanë provuar të vijnë në Kosovë por nuk kanë mundur.

Mercedesi është tërhequr nga Kosova për shkak se kanë kuptuar afera të dyshimta.

“Ju e dini se Mercedesi Qeverisë së Kosovës nuk i shet automjete. Ne kemi nevojë ta mbyllim këtë plagë”, tha ndër të tjera Albin Kurti.

Lexo po ashtu:  “Dallimi mes demokracisë dhe diktaturës është se... " - Charles Bukowski

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *