Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti paralajmëron se në rast se nuk plotësohen votat për të zgjedhur Presidentin e ri atëhere vendi do të shkojë sërish në zgjedhje.

Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbledhur nënshkrimet për të mbajtur një seancë të jashtëzakonshme, po ditën e sotme, vetëm për çështjen e Presidentit. Vjosa Osmani është propozuar për këtë post.

Kurti konfirmon se ka vetëm dy rrugë tashmë për Kosovën, ose zgjidhet ajo, ose sërish zgjedhje.

“Situata me pandeminë e COVID-19 është e rëndë, kur e kam lënë detyrën me 3 qershor të vitit të kaluar qasja jonë ka qenë ngritje fillestare edhe mbyllje graduale. Ta keni parasysh, problemet që i kemi në sektorin e energjisë janë probleme të mëdha e të trashëguara nga e kaluara, e kemi e evidentuar problemin, por s’mund ta eliminojmë shkakun pasi janë të mëdha gabimet që janë trashëguar. Është e domosdoshme që të kemi konstituimin e institucioneve dhe atë të presidentit, në mënyrë që të kemi mandatin 4-vjeçar, përndryshe shkojmë në zgjedhje”, tha Kurti.

Lexo po ashtu:  Ja si flet anëtari i PDK-së, Migjen Kelmendi, në një televizion të Tiranës: “Albin Kurti po krijon një ndasi të madhe në vend në mes katundarëve dhe qytetare,"

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *