Pas shigjetimeve për Balotelli e Felipe Melo që krijuan shumë debate, autobiografia e Giorgio Chiellini zbulon edhe problemet me alkolin të ish-shokut të tij të skuadrës Arturo Vidal, që sezonin e ardhshëm mund të veshë fanellën e Inter për tu bashkuar me Antonio Conte: “Një si Vidal herë pas herë dilte e pinte më shumë se cduhet, e dinë të gjithë, mund të them se alkoli ishte pika e tij e dobët”.

“Nuk është se do diskutojmë kampionin, apo njeriun për këtë! – vazhdon Chiellini – Dobësitë bëjnë pjesë në natyrën njerëzore, rëndësi kanë pasojat që mund të kenë tek grupi. Arturo i madh disa herë në vit nuk vinte në stërvitje, ose vinte kur ishte akoma në qejf, ta themi kështu. Por nuk na la kurrë në baltë, përkundrazi, mendoj se ndonjëherë këto gjëra kthehen në pikë force. Fatkeqësisht e njoha pak Paolo Montero, një tjetër që jetonte natën si mbret. Moggi i kërkoi të qendronte në shtëpi, por kur rendimenti i tij ra, shkoi tek ai e i tha: ‘Paolo, të lutem, mjaft qendrove në shtëpi mbrëmjeve, kthehu ai i prëhershmi!’. Edhe Vidal ishte pak a shumë kështu”.

Lexo po ashtu:  Hithra, bima që falimenton farmacitë! Vetitë e jashtëzakonshme për shëndetin

Kjo në fakt e acaronte ndonjëherë Antonio Conte: “Më kujtohet ende një turne amerikan, ishim në Miami mbrëmjen para stërvitjes sonë të fundit, përpara se të ktheheshim dhe kishim liri dalje. Mëngjesin tjetër, Arturo nuk dukej askund. Ishte në shtrat, e duhet ta ngrinim me forcë. Atë ditë provuam edhe materialin e ri stërvitor, ishim veshur me të zeza dhe ishte temperatura 40 gradë: Conte mezi priste që Vidal në atë gjendje të hiqte dorë, për ta nxjerrë nga skuadra e për ti dhënë një dënim ekzemplar. Por pas 10 minutash ku Arturo dukej sikur nuk shihte as të pasonte topin, e vazhdoi stërvitjen duke vrapuar si i cmendur duke na lënë pas të gjithëve nga 20 metra. Cfarë ti thuash një njeriu kështu, që sjell alegri në grup, përvecse ishte një lider, një luftëtar e një kampion i madh?”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *