Sipas një raporti të vitit 2012, marijuana është droga ilegale që më së shumti përdoret, por gjithashtu droga e tretë më e popullarizuar rekreacionale në SHBA, menjëherë pas alkoolit dhe duhanit.

Vlerësimet e fundit thonë se mbi 24 milionë njerëz e përdorin kanabisin në ndonjë fazë të jetës së tyre, ndërkaq 14 milionë e përdorin rregullisht.

Sidoqoftë, keqkuptimet për kanabisin dhe pasojat e veta janë të mëdha.

Një ekip i shkencëtarëve nga universiteti i Floridas ka zbuluar se teoria e “drogës që shpie në përdorim të drogave tjera” nuk ndërlidhet me kanabisin, por më shumë me alkoolin.

Sipas tyre, alkooli është substanca e cila me kohën shpie në përdorim të duhanit, kanabisit dhe drogave tjera ilegale.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Studentët që konsumojnë alkool kanë një rrezik më të lartë të përdorimit të drogave legale dhe ilegale.

Megjithëse në të kaluarën është besuar se njerëzit fillojnë ta përdorin kanabisin dhe pastaj kalojnë në droga më të rënda, e vërteta është se, sipas shkencëtarëve, fillimisht fillohet me konsumimin e alkoolit, e pastaj njerëzit kalojnë në substanca ilegale siç është kanabisi dhe drogat më të rënda.

Lexo po ashtu:  Mbi 2 milionë dollarë, ilaçi më i shtrenjtë që shëron sëmundjen e foshnjave

Në anën tjetër, hulumtuesit e universitetit Yale gjithashtu kanë zbuluar se alkooli dhe cigaret janë më të prira të shpijnë në përdorim të narkotikëve sesa marihuana.

Studimi po ashtu ka konstatuar se alkooli duhet të merr vëmendje primare në shkolla kur mësohet për abuzimin me substanca, pasi që ndikon dukshëm në përdorim e substancave tjera.  /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *