Edi jam. Të lutem shumë laj duart, ruaju medias…telefono 127-ën. Përqaf nga larg.

Ky mesazh të shfaqet në çdo telefonatë që kërkon të kryesh me ndonjë të afërmin tënd. Të shfaqet në mënyrë invadente zëri i kryeministrit, të futet në pajisje dhe të këshillon ky njeri që të lash duart, të telefonosh për çdo shenjë që mund të kesh, kur vetë thotë se testi nuk bëhet përherë. ResPublica pyeti shërbimin e klientit të Albtelekom dhe mori si përgjigje alibinë se këtë mesazh zanor që shfaqet në çdo telefonatë e ka urdhëruar Autoriteti i Komunikimeve Elektronike Postare.

Nuk është bërë asnjë njoftim ndaj klientit për këtë mesazh që të shfaqet në çdo telefonatë, që të pështiros komunikimin, të invadon hapësirën private me zërin e fatkeqësisë dhe tersit të Shqipërisë. Thjesht dhe thatë: E ka urdhëruar AKEP, nuk mund t’u njoftojmë për këtë gjë.

Po për materialet promocionale pse njoftojnë? Vallë nuk e dinë se është shumë e bezdisshme kjo gjë për klientin? Apo nuk e kanë problem sepse AKEP-in për interesat e tyre e kanë në xhep? Vallë nuk e kuptojnë se njeriu edhe babanë e vet nuk do ta dëgjojë kaq shpesh në telefon, e jo më Edi Ramën? Ose më teknikisht: e zgjedh se kë do dëgjosh.

Lexo po ashtu:  Si do të duken semaforët e të ardhmes?

Ka edhe një ironi këtu, në këtë mesazh. E kujtoni Fatos Nanon kur thoshte se e gjeti Edi Ramën në Paris si trafikant ikonash dhe me thonj të paprerë? Si mundet që një njeri mbi të cilin ka patur tallje të tilla dhe akuza për papastërti të kërkojë të lash duart?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *