Kylian Mbappe raportohet se ka nënshkruar me Real Madridin më 30 janar të këtij viti.

Kështu ka raportuar sot gazetari spanjoll, Ramon Alvarez de Mon. Sipas tij, sulmuesi francez nënshkroi me “Los Blancos” më 30 janar, në praninë e përfaqësuesit të tij, Delphine Verheyden, dhe të dy zyrtarëve nga Real Madridi, Jose Luis Sanchez e Pedro Lopez.

Tutje thuhet se nënshkrimi më 30 janar nuk ka reflektuar në 23-vjeçarin, i cili pastaj vendosi që të luajë si profesionist edhe ndaj madrilienëve në Ligën e Kampionëve. Sipas Ramon Alvarez, tani është në duar e Real Madridit se kur duan ata që ta bëjnë publike këtë marrëveshje.

Lexo po ashtu:  “Shkon në finale e pastaj humbet”: Materazzi tallet sërisht me Juventus

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *