Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar qytetarët lidhur me vizitën e fundit të delegacionit gjerman në Kosovës për vlerësimin e gjendjes për pranimin e patentë-shoferëve të Republikës së Kosovës në shtetin gjerman.

Ambasada përmes një njoftimi të gjerë ka sqaruar se autoritetet gjermane kanë bërë një raport me statistikat për aksidentet dhe sigurinë në rrugë, mënyrën e kalimit të testeve dhe prodhimin e dokumentacionit në Kosovë, në bazë të të cilit raport pritet të merret edhe vendimi, njofton Ambasada e Kosovës në Berlin.

Tutje u tha se ky proces merr kohë dhe në marrëveshje me autoritetet gjermane nuk do të bëhen prognoza për atë nëse edhe kur do të merren vendime të rëndësishme.

Lexo po ashtu:  KMDLNj: Përdorimi i burkas në vende publike të ndalohet me ligj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *