Ambasada e Rusisë në Tiranë ka publikuar pak më parë në faqen e vet në Facebook një koment polemizues ndaj atyre që i quan akuza se Rusia po drejton një fushatë dizinformimi në rajon. Ambasada i referohet një dokumenti zyrtar – Strategjisë kundër Ndërhyrjes së Huaj dhe Dizinformacionit 2025-2030, që sipas saj huazon pjesën më të madhe të materialit nga një “studim” i autorizuar nga disinfo.al, një faqe që siç vihet në dukje, ndër të tjera financohet nga “i vetëdiskredituari USAID”.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Një aspekt që është kurioz për të kuptuar dizinformacionin si sëmundje politike fantomatike është fakti se në dokument edhe ndihma e Bashkimit Sovjetik ndaj Shqipërisë, cilësohet si Keqinformim, ndërkohë që i njëjti studim, pasi flet për “Kërcënimin rus” konkludon se Propaganda Ruse ka ndikim të lehtë në Shqipëri.
Ambasada i bën thirrje qeverisë shqiptare të ndalë “gjuetinë e shtrigave” dhe t’i kthehet dialogut mes të dyja vendeve. Kujtojmë se në krye të komisionit për dizinformacionin është Erjon Braçe, ish-kryeredaktor i gazetës “Zëri i Popullit”.





