Prej ditës së hënë, 23 nëntor, Sektori i Vizave dhe Pasaportave në ambasadën gjermane në Tiranë është sërish i hapur por numri i aplikimeve, që përpunohen çdo ditë, do të reduktohet.

“Për pasojë do të ketë detyrimisht shtyrje të orareve dhe datave të aplikimeve. Personat e prekur nga këto masa do të njoftohen personalisht. Por kjo mund të kërkojë disa javë. Ndërkohë shpërndarja e pashaportave të pajisura me vizë vijon në segmentet e zakonshme kohore. Lutemi të mbahet në konisderatë, që deri në një njoftim të dytë nuk mund të bëhen legalizime” njofton ambasada.

Këto masa, sipas ambasadës, merren për të mbrojtur shëndetin e aplikuesve/-eve dhe të punonjësve/-eve.

“Synimi ynë është ruajtja e sigurisë në shërbim dhe mundësisht shmangia e një mbylljeje të plotë të Zyrës së Vizave për shkak të rasteve Covid-19. Për këtë qëllim na duhet të marrim masat përkatëse. Lutemi për mirëkuptimin tuaj” përfundon njoftimi i ambasadës.

Lexo po ashtu:  - Ai që nuk lexon nuk ka asnjë avantazh ndaj atij që nuk mund të lexoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *