Përmes një deklarate të përbashkët, ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA, kanë reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke kërkuar të sigurohet integriteti dhe funnksionaliteti i qeverisë dhe institucioneve të vendit, përcjell MekuliPress

Vendet e Quintit i kanë bërë thirrje liderëve institucional dhe politik që të përqendrohen në luftën kundër virusit COVID – 19, duke respektuar Kushtetutën dhe kompetencat që u janë dhënë përmes saj.

“Në momentin e vështirë si ky, u bëjmë thirrje të gjithë liderëve institucional dhe politik që të përqëndrohen në COVID-19 duke respektuar dispozitat Kushtetutese dhe autoritetin që u është besuar atyre përmes Kushtetutës”, thuhet në deklaratë.

Ambasadorët tutje kanë kërkuar që të ruhet integriteti dhe funksionaliteti i qeverisë dhe institucioneve të vendit.“Në këtë moment kritik, i nxisim ata të ruajnë dhe sigurojnë integritetin dhe funksionalitetin e qeverisë dhe institucioneve të Kosovës dhe të japin përparësi luftës kundër COVID-19 në Kosovë e jo politikës, duke ju kujtuar se vendet tona kanë marrë të gjitha masat të jashtëzakonshme në këtë drejtim”, përfundon deklarata.

Lexo po ashtu:  Largimi i protestuesve nga Shtëpia e Bardhë, debate të forta për vendimin e kryeprokurorit. Takimi me Trump në kishë, pak pasi doli nga bunkeri ku u strehua dhe…

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *